Aleatët braktisin PS, konfirmojnë gatishmërinë për nisjen e reformës zgjedhore
Edhe pse Edi Rama s’ka ndërmend të pranojë nisjen nga puna të komisionit për përmirësimin e Kodit Zgjedhor, aleatët e tij tashmë, pa kushte këtë si një moment të rëndësishëm, për të diskutuar pretendimet e tyre në nenet specifike të ligjit elektoral. Edhe pse në distancë nga selia ylberiste s’ka asnjë koment, aleatët e socialistëve thonë se Rama s’ka rrugë tjetër, veçse të ulë të tijtë në komisionin e reformës zgjedhore
Në një kohë kur Edi Rama zgjohet çdo ditë në mëngjes me vegime kutish të mbyllura të një fundi të hidhur politik, aleatët e tij duket se kanë ndërmend ta braktisin zyrtarisht dhe të mos enden më pas ecejakeve të tij, prej zvarraniku. Aleatët e socialistëve, janë shprehur të gatshëm për mbylljen e kapitullit të zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe kërkojnë të fokusohet vëmendja te përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke filluar nga hartimi i Kodit Zgjedhor.
Pas apelit publik të kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe mbështetjes nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka bërë që Demokracia Sociale e Paskal Milos dhe Social Demokratët e Skënder Gjinushit, të mbështesin të parët ngritjen e komisionit për hartimin e reformës zgjedhore. Në këto kushte angazhimi institucional i forcave politike, do t’i jepte jetë nisjes së dialogut për përmirësimet në Kodin Zgjedhor, kryesisht në ato pika ku u vërejtën mangësi gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës.
Konsiderimi i apelit publik të përfaqësuesve të mazhorancës për të lënë pas mbrapshtësitë dhe sjelljet e dyshimta, është momenti më i mirë për opozitën, për të hequr dorë përfundimisht nga politika e rrugës. I mbetur vetëm dhe pa kurrfarë frymëzimi të aleatëve, si p.sh mungesa e direktivave të Spartak Ngjelës, pavarësisht toneve të satirës që mbartin, pra duke e eliminuar si alternativë, pasi edhe ai është shprehur i gatshëm për mbylljen e kapitullit të zgjedhjeve, sepse i doli boja duke brohoritur për një rokadë mbarë popullore dhe ligjërimet se po merr fund Qeveria, pavarësisht se ajo që merrte fund ishin “aksionet” komike të tij dhe Edvinit. Pas përfundimit të mandatit të Komisionit Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, një tjetër zhvillim i politikës shkon në sens të kundër me pretendimet e Edi Ramës.
Njohja e dështimeve të njëpasnjëshme, duket se nuk e shqetëson më këtë njeri apolitik, duke e konfirmuar veten si në ditët më të errëta dhe fati i keq i socialistëve, që gjatë 11 muajve me radhë, nuk arritën të bindin askënd mbi vërtetësinë e kauzës së zgjedhjeve.
Tashmë që pritet të fillojnë zyrtarisht përgatitjet për reformën e re zgjedhore, merr fund njëherë e përgjithmonë politika e rrugës dhe endja pas kutive të mbyllura të lakuriqësisë socialiste dhe mercenarëve ndjekës.
L. Q.