Podgorice, protesta, plagosen 34 persona

Ministri i Brendshem i Malit te Zi, Jusuf Kallamperovic beri te ditur per mediat se policia u detyrua te ushtronte dhune ndaj protestuesve te cilet tentuan te sulmojne godinen e parlamentit.
“Policia patjeter eshte dashur te reagoje, pasi protestuesit kane qelluar me gure dhe mjete te tjera te forta dhe tentuan te sulmojne ndertesen e Parlamentit dhe godinat perreth”, u shpreh Kalamperovic.
Ajo qe ishte paralajmeruar si nje proteste e qete ka degjeneruar ne dhune. Policia per te mbrojtur godinen e qeverise ka perdorur gaz lotesjelles.
Kunder njohjes se Kosoves ka dale edhe kisha malazeze, qe ka kerkuar qe njohja e pavaresise te vendoset me referendum. Nga ana tjeter deputetet radikale kane kerkuar largimin e kryeministrit Gjukanovic dhe zgjedhje te parakohshme.
Sipas mediave lokale, situata pas protestes paraqitet e qete, ndersa forca te shumta policie po mbikeqyrin institucionet kryesore te vendit.