Cërvenkovski vendos këtë javë për paketën e Nimic
SHKUP- Presidenti Branko Cërvenkovski do të vendosë brenda kësaj jave përgjigjen e Republikës së Maqedonisë për pakon e fundit të ideve të ndërmjetësuesit Metju Nimic për zgjidhjen e kontestit për emrin. Por më parë presidenti do të zhvillojë një takim të përbashkët koordinativ.
Edhe presidenti Branko Cërvenkovski edhe kryeministri Nikolla Gurevski në reagimet e para, pas propozimeve të Nimic treguan se pa ndryshime serioze propozimet nuk janë bazë për gjetjen e zgjidhjes së duhur.
Sipas burimeve nga qeveria maqedonase të cilat i është referuar agjencia e lajmeve maqedonase MIA, propozimi që Nimic u dha negicuesve të Maqedonisë dhe Greqisë në takimin e javës së kaluar në Nju-Jork është progrek dhe joadekuat për Maqedoninë.
Nimici në pjesën për emrin propozon që ai kushtetues të përdoret vetëm në vend, kurse propzimi i tij "Republika Veriore e Maqedonisë" për përdorim ndërkombëtar edhe atë me përfshirje shumë të gjërë. Për identitetin dhe gjuhën ndërmjetësuesi parasheh zgjidhje të dyfishtë - macedonian, por edhe alternativën - gjuha dhe kombi i "Republikës Veriore të Maqedonisë". Zgjidhjet e tilla alternative për kombin dhe gjuhën, sipas përfaqësuesve qeveritarë, janë plotësisht të papranueshme për Republikën e Maqedonisë.
Është problem edhe përcaktimi nga propozimi, sipas të cilit, pasi që Shkupi dhe Athina të dakordoheshin me ndryshimin e emrit do të fillonin negociata të reja për identitetin. Për palën maqedonase e papapranueshme është që edhe Këshilli i Sigurisë të KB-së t'u rekomandojë vendeve të tjera duke i përfshirë edhe ato të cilat kanë pranur emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, në komunikim bilateral ta përdorin emrin e ri ndërkombëtar. Në pjesën e pasaportave Nimici propozon që në to të shkruhet "Republika Veriore e Maqedonisë" në gjuhën angleze dhe franceze dhe "Republika e Maqedonisë" në alfabetin cirilik.
Cërvenkovskit i mbetet të vendosë të përgjigjet pozitivisht apo të hedhë poshtë propozimin ose të parashtrojë vërejtje detajore për të gjitha idetë e tij. Ajo që për momentin është më me rëndësi për Maqedoninë, bëjnë të ditur përfaqësuesit qeveritarë, është që të arrihet konsensus i gjërë politik dhe shoqëror rreth parimeve kryesore të Maqedonisë në procesin për tejkalimin e kontestit për emrin. Në vijim do të jetë kërkesa e miqve të fuqishëm në bashkësinë ndërkombëtare, si dhe pozita e Maqedonisë në lidhje me inetgrimin në NATO dhe BE. Vlerësimi i autoriteteve të Maqedonisë është se pa angazhim serioz të jashtëm, Athina vështirë do të heqë dorë nga qëndrimet e saj të forta të cilat nuk mundësojnë zgjidhje për emrin.
Hapësira e Maqedonisë, siç theksojnë burime qeveritare në Shkup, është shumë e vogël, posaçërisht në pjesën e identitetit. Maqedonia mbetet konstruktive në negociata, por problem është Greqia, e cila pas Samitit në Bukuresht demonostron forcë, jokonstruktivitet dhe jointeresim për zgjidhjen e çështjes për një kohë të shkurtër. Edhe vetë Nimici në takimin me përfaqësuesit e Maqedonisë ka theksuar se pozita greke po bëhet sa vjen dhe më e ashpër. Negocuesi Vasilakis ka kërkuar të mos ketë takim të përbashkët, kurse Nimici aspak të mos dalë me propozim. Athina insiston në qëndrimet maksimale për tre çështjet kyçe - për emrin, përfshirjen e tij dhe për mbiemrat e identitetit kombëtarë.
(s.g/mia/BalkanWeb)