BE shton sanksionet kunder qeverise siriane

Bashkimi Evropian shtoi sot sanksionet kunder qeverise siriane duke vendosur kufizime udhetimi dhe ngrirjen e aseteve edhe per 5 zyrtare te tjere qe kane lidhje me fushaten e pergjakshme te Sirise kunder protestuesve anti-qeveritare.
Shefja e politikes se Jashtme te BE-se Katherin Ashton denoi sulmet e fundit te Sirise kunder qytetareve te saj dhe tha se dhuna brutale rrezikon te shkallezoje tensionet dhe ndarjet ne vend.
BE-ja nuk njoftoi emrat e zyrtareve te fundit por blloku ka vene sanksione kunder me shume se 30 zyrtareve mes tyre edhe Presidenti Bashar al-Assad ne perpjekje per te ndalur sulmin e qeverise.
Sanksionet me te fundit u vune vetem disa ore para nje takimi emergjent te Keshillit te Sigurimit te OKB-se ne New York ku do te rishqyrtohet situarta ne Siri. Nje diplomat tha se ne kete takim Britania pritet te qarkulloje nje rezolute te re mbi Sirine.
Ne Siri aktivistet thane se tanket siriane bombarduan sot qytetin nje dite pasi aty u vrane te pakten 80 persona.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kane denuar dhunen e perdorur nga forcat siriane te sigurise. Presidenti Barak Obama tha dje se eshte i skandalizuar nga perdorimi i dhunes kunder civileve dhe se njoftimet shokuese tregojne karakterin e vertete te qeverise se presidentit Bashar al Assad.
Rusia shprehu sot shqetesim rreth lajmeve per nje numer te madh viktimash madje beri thirrje qe ti jepet fund dhunes.