E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, policia dëbon një zyrtar serb

PRISHTINë - është dëbuar sot pasdite nga territori i Kosovës, i ashtuquajturi zëvendësministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Borislav Ristiç. Ai u shoqërua nga forcat policore deri në kufirin me Serbinë, në Merdare. Në fshatin Dersnik të Klinës, policia e Kosovës ndaloi sot zyrtarin serb, i cili kishte hyrë në Kosovë dhe po zhvillonte aktivitete politike, pa lejen e autoriteteve të Prishtinës. Katër të ndaluarit tjerë, ndër të cilët, sipas njoftimeve, kishte përfaqësues të strtukturave paralele serbe në Kosovë, pas një takimi informativ janë liruar dhe ndaj tyre do të zhvillohen procedurat hetimore. (e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›