E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, ligj kundër perceve në vende publike

PARIS- Franca është afër miratimit të ligjit për të ndaluar mbajtjen e perceve në vende publike nga gratë e fesë islame. Një komision parlamentar ka rekomanduar një projektligj ku të ndalohet mbajtja e perces në spitale, shkolla, zyra qeveritare dhe transport publik. Raporti prej 200 faqesh rekomandon gjithashtu se cdo personi që mban simbole të dukshme të praktikimit radikal të fesë, do t’i refuzohet leja e qëndrimit apo dhe shtetësia në Francë. Ministria e Brendshme franceze thotë se 1900 gra në Francë mbajnë perce, shumë pak në krahasim me komunitetin e madh mysliman prej 5 milionë njerëzish që jetojnë në këtë vend. Në raport thuhet se mbulimi i fytyrës është kundër parimeve franceze të ateizimit dhe barazisë. Komisioni parlamentar tashmë i kërkon gjithë deputetëve të miratojnë ligjin e ri, pasi gjithë francezët i thonë jo perces dhe ata që e praktikojnë janë në minorancë. Sidoqoftë kjo cështje ka ndarë partitë politike në Francë, të cilat janë kundër dhe pro kësaj mase. Ligji është propozuar nga partia e madhe qeverisëse e presidentit Nikola Sarkozi. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›