Pogradec, sherr në shkollë, plagos shokun me thikë
POGRADEC- Plagosje me thikë në shkollën 9-vjecare në Bucimas të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në ambientete e shkollës së fshartit, ndërsa është bërë e ditur nga uniformat blu vetëm gjatë pasdites. Mësohet se adoleshenti është plagosur nga shoku i tij i klasës pas një sherri për motive banale. Sipas policisë E.C 15 vjec ka nisur të debatojë me shokun e klasës 14-vjecarin me inicialet D.M. Pas disa minutash gjakrat kanë nisur të ndezen, derisa 15-vjecari është larguar për pak dhe është rikthyer me një thikë në dorë me të cilën ka qëlluar adoleshentin tjetër në shpatull, duke i shkaktuar atij plagë. Ndërhyrja e shkoëve dhe mësuesve të shkollës ka bërë që sherri të ndërpritet aty, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që bënë të mundur shoqërimin e autorit, ndërkohë që i plagosuri i dërgua në spitalin rajonal të Pogradecit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq policia ka vijuar hetimet për zbardhjen e shkakut të sherrit mes dy adoleshentëve duke pyetur edhe personat që ishin të pranishëm.(m.a/News24/BalkanWeb)