E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident automobilistik, vdesin dy diplomatë rusë

Tashkent (Start)-Dy diplomatë rus kanë humbur jetën në një aksident në Uzbekistan. Mediat vendase lajmërojnë se dy diplomatë nga ambasada ruse në Tashkent kanë humbur jetën në kilometrin e 165-të në një zonë afër kufirit të Uzbekistanit me Kazakistanin. Aksidenti ka ndodhur si shkak i përplasjes së automjetit me targa diplomatike me një autobus që vinte nga përballë. Në aksident, diplomatët rus kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa pesë pasgjerë të autobusit janë plagosur dhe dërguar më pas në spital.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›