E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, politikanët mbështesin Limajn

Përfaqësuesit e subjekteve politike në Kosovë kanë vlerësuar qëndrimin e deputetit Fatmir Limaj dhe gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë, por e konsiderojnë të papranueshme dhe absurde të mendohet se në Kosovë ka pasur krime të luftës. Sipas tyre, drejtësia në Kosovë është vënë në shërbim të politikës, ndërkohë kërkojnë që gjyqësia ta kryejë punën në mënyrë të pavarur dhe mbi bazën e fakteve, pa u ndikuar nga politika. Gjykata vendosi 30 ditë arrest shtëpie për deputetin Fatmir Limaj, menjëherë pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese se imuniteti i deputetëve nuk i mbron ata nga gjykimet penale hyri në fuqi. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka kërkuar që vendimi i Gjykatës të mos jetë i bazuar në preferenca politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›