E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove presidentja Jahjaga viziton FSK-ne

Dy ditë pas marrjes së detyrës, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku i është rezervuar një pritje zyrtare nga toga Ceremoniale. Agim Çeku, ministër i Forcës së Sigurisë tha se ka informuar presidenten Jahjaga për arritjet, objektivat dhe programet e kësaj force.

“Shfrytëzuam rastin që presidenten si komandante të përgjithshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës ta njoftojmë me të arriturat e FSK-së , me problemet, synimet e FSK-së , prioritete, planet, programet FSK-së . FSK-ja të jetë në gjendje të kryej misionin e vet kushtetues, por edhe planet  në të ardhmen të cilat i kemi” tha Çeku.

Çeku theksoi se qëllimi thelbësor i Forcës se Sigurisë është integrimi  në  NATO dhe në nisma të tjera rajonale në fushën e mbrojtjes.

“Në gjithashtu biseduam që t’i dakordojmë hapat për axhendën tonë integruese të integrimit të Kosovës në NATO, por edhe të integrimit  të Kosovës, në iniciativa , projekte , rajonale në fushën e mbrojtjes se sigurisë” tha Çeku. Presidentja Jahjaga ka ofruar përkrahje pa rezervë, për arritjen e objektivave të FSK-së në ardhmen.

Sala Mustafa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›