E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama fushate ne Lezhe. Mos harroni qeverisjen e keqe

Partia Socialiste ka prezantuar ne Lezhe kandidatin e socialisteve per kryetar bashkie, ish deputetin Gjok Jaku. Rama ka nisur fjalimin para lezhjaneve me rrëfimin per marrëveshjen e koalicionit kater vjet me pare me LSI, ku per hir te kësaj marrëveshjeje nuk kandiduam Gjok Jakun por emrin qe vinte nga partia e LSI, Viktor Tushe tha Rama.

“Nuk shprehu asnjë kënaqësi, por e mori përdore atë kryetarin e sotëm të bashkisë e coi shtëpi më shtëpi dhe kërkoi votën e tij për atë ktryetar që sot ka vënë atë posterin atje në hyrje të Lezhës dhe ka shkruar ‘punojmë sëbashku, vendosim sëbashku’. Por e vërteta është se Viktori punon vetëm për vete dhe Viktori nuk vendos asgjë sepse për Viktorin vendos Iliri sëbashku me Saliun me bllokun në dorë. Prandaj Viktori, me gjithë bllokun e Ilirit në 8 Maj duhet t’i lëshojë vendin atij që i takon, Gjok jakut” tha Rama.

Kryetari i Socialisteve akuzoi qeverine aktuale si rregjim i kusarise. Bashkëpunimi  Berisha - Meta jane duke vjedhur shqiptaret perdite me bllok ne dore, por ai beri paralajmëruar ne rast te vjedhjes se votes ne 8 maj.

”Jo më një lëvizje qytetare për hapjen e kutive, por një lëvizje demokratike si ajo e 20 vjetëve më parë që ne do ta udhëheqim pa ngurrim dhe do i themi popullit hapur të dalë në rrugë dhe ta dëbojë qeverinë njësoj sic e dëbohen rregjimet që ndalojnë demokracinë të bëjë punën e saj” tha Rama.

Rama tha se e vetmja rruge, ku shqiptaret do te jetojne njesoj te barabarte, me mundesi te njëjta, eshte rruga e partise Socialiste.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›