E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat per 24 ore. Hiqen 20 mije dublikate e te vdekur

Nje dite pas afatit zyrtar te parashikuar ne ligjin zgjedhor, ministria e brendshme njofton se ka ne dore listen e plote te zgjedheseve shqiptare ne tete maj. Zevendesministri i Brendshem Ferdinand Poni tha per mediat se vetem kater komuna nuk kane derguar ende listen e zgjedhesve ceshtje qe pritet te zgjidhet brenda 24 oreve. Listat jane derguar tashme ne KZAZ, dhe brenda 24 oreve do te jene te gatshme per tu publikuar edhe online deklaroi numri dy i ministrise se Brendshme.

”Në datë 5 Prill janë gjeneruar në rregjistrin elektronik të gjendjes civile listat përfundimtare të zgjedhësve dhe duke filluar nga datë 5 Prill janë printuar nga nënpunësit e gjendjes civile dhe u janë dërguar kryetarëve të njësive vendore per t’i nënshkruar, proces ky që ka zgjatur në këto 2-3 ditë sikurse udhëzimi e kërkon qartë. Sot mund t’ju themi se Shqipëria ka në listën përfundimtare 3 milionë e 165 mijë 859 zgjedhës të ndarë këta në 4 mijë e 932 qendra votimi” tha Poni.

Zevendeministri i brendshem tha se eshte bere tashme pastrimi i listave te zgjedhesve, duke rezultuar se ne ato perfundimtare jane rreth 20 mije me pas.

”Lista i është nënshtruar pastrimit të dublikimeve , heqkes së 100 vjeçarëve, heqjes së personave që kanë lënë shtetësinë duke e bërë listën shqiptare të një cilësie dhe standarti më të lartë” tha Poni.

Numri dy i ministrise se Brendshme dha te dhena te detajuara per numrin e zgjedhesve ne tete maj dhe numrat e vendvotimeve. 3 milion e 164 mije e teteqind e 59 zgjedhes, ku numrin me te madh te zgjedhesve e ka kryeqyteti me rreth 750 mije dhe 8790 vendvotime.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›