Një i moshuar vdes nga gripi sezonal
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë edhe një pacient i moshuar i prekur nga gripi sezonal, por jo nga gripi pandemik AH1N1.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti bëri të ditur se viktima ka qenë e moshës 75 vjeçare dhe se nuk ka qenë i prekur nga gripi i derrit.
“Në rastin e dytë të vdekjes në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës bëhet fjalë për një person të moshës 75 vjeçare që ka qenë i prekur nga gripi sezonal dhe jo nga gripi pandemik AH1N1”, ka thënë Hoti për Kosovapress.
Disa orë më parë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë një paciente që ishte e infektuar nga gripi pandemik AH1N1. Viktima ka qenë duke vuajtur edhe nga një sëmundje e rëndë para se të prekej nga gripi i derrit.