Kosovë, qeveria heq nga kalendari festiv 28 Nëntorin
Nuk përfshihet as 12 Qershori, që është festuar si Dita e Çlirimit. Thaçi: “Kosovës tashmë i duhen festat e saj shtetërore”
Kosova nuk do ta festojë më Ditën e Flamurit që është festuar deri vjet dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës dhe nxori nga rrethi i kuq 28 Nëntorin. Në kalendarin festiv të Republikës së Kosovës janë përfshirë Viti i Ri, Dita e Republikës së Kosovës (17 Shkurti), Dita e Kushtetutës së Kosovës (9 Prilli), Dita e Punëtorëve (1 Maji), Dita e Europës (9 Maji) dhe festat fetare të komuniteteve në Kosovë. Agjencitë kosovare të lajmeve kanë bërë të ditur se në këtë kalendar nuk është përfshirë 28 Nëntori, Festa e Flamurit, si datë që është festuar në Kosovë në vazhdimësi. Kalendari i ri nuk përfshin as 12 qershori, dita e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, që është festuar si Dita e Çlirimit. Heqjen e këtyre festave, kryeministri kosovar e ka komentuar si të nevojshme për shkak se Kosovës tashmë i duhen festat e veta shtetërore. “Kosova është shtet i pavarur, sovran, demokratik dhe multi-etnik, me territor të garantuar. Kosova është shtet, i ka festat shtetërore, por natyrisht se respektohen edhe festat kombëtare, ka Festën e Republikës, ditën e shpalljes së pavarësisë dhe festat të tjera. Ky është vetëm fillimi”,-tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Projektligji për Festat Zyrtare tashmë do t’i paraqitet Kuvendit për miratim. Opozita kosovare nuk është shprehur ende rreth këtij pr/ligji. Ky projektligj u punua duke respektuar historinë, kulturat, dhe traditat e popullit të Kosovës dhe shtetasve të saj. Ndërkohë ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami u shpreh se ky ligj është një ndër ata ligje që dain nga pakoja e Ahtisarit dhe nga nevoja e rregullimit ligjor të kësaj çështje që synon të vendosë një rend sa i përket festave. Ai tha se Ligji përcakton tre lloj festash në Republikën e Kosovës: shtetërore, memoriale dhe festat e nivelit komunal. Sipas ministrit Bajrami, Ligji ka rregulluar festat shtetërore, kurse ato memoriale do të përcaktohen nga një komision republikan që do të ngrihet nga qeveria e Kosovës, i cili do të bëjë listën e festave memoriale dhe do të bëjë mënyrën e festimit të këtyre festave. Ministri Limaj kërkoi që në këtë listë të hyjë edhe Dita e çlirimit. Ndryshe, kabineti i ministrave miratoi edhe Projektligjin për arsimin në Komunat e Republikat e Kosovës që sipas ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, rregullon kompetencat e komunave dhe i përfaqëson interesat e Kosovës. Ai tha se projektligji është hartuar në përputhje me pakon e Ahtisarit.
De Kermabo: “EULEX-i nën mandatin e BE dhe jo të OKB-së”
Kermabo gjatë vizitës së tij 3-ditëshe në Kosovë konfirmoi shtyrjen e fillimit të punës së misionit të tij mund të shtyhet për disa kohë megjithatë ai do të ketë shtrirje në gjithë territorin e Kosovës. Deklaratat e shefit të EULEX-it, Iv De Kermabo, erdhën gjatë vizitës që ai kreu në komunën e Klinës, ku është informuar lidhur me zhvillimet aktuale. Kermabo u komunikoi krerëve komunalë se Bashkimi Europian duhet të jetë prezent në çdo pjesë të Kosovës, duke shtuar se Klina dhe Kosova tashmë janë pjesë e BE-së. Ai po ashtu u shpreh se qëllimi i EULEX-it është sundimi i ligjit, gjë që nënkupton se doganat dhe policia duhet të kontrollohen. Mirëpo, ai ka paralajmëruar edhe mundësinë e shtyrjes së fillimit të punës së këtij misioni për aq kohë sa nuk do të ketë një kornizë të qartë ligjore. Shefi i EULEX-it Iv De Kermabo gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takime me udhëheqësit vendas dhe me përfaqësuesit e institucioneve për sundim të ligjit. Kjo vizitë do t’i sigurojë Kermabosë një mundësi për t’i diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për të bashkërenditur veprimet me homologët e tij të ardhshëm. Ndërkohë, diplomatë të BE-së kanë bërë të ditur se do të shtyhet fillimi i punës së misionit të BE-së në Kosovë.
20 Maj 2008