Shpallen rezultatet e konkurrentëve për mbrojtjen e gjuhës Italiane
Laureta Rryçi
Instituti Italian i Kulturës në Tiranë bën publike rezultatet e provimeve të 1 marsit për mbrojtjen e gjuhës italiane. Shpallen studentët që do të vazhdojnë studimet ne Itali. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë listën e plotë të kandidatëve që kanë konkurruar dhe rezultatet që kanë marrë secili në këtë provim Shpallen studentët që do të vazhdojnë studimet ne Itali. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë listën e plotë të kandidatëve që kanë konkurruar dhe rezultatet që kanë marrë secili në këtë konkurs. Në numrin e sotëm do të publikohen një pjesë të emrave, ndërsa pjesa tjetër do të publikohet në numrat në vazhdim. Në numrin e sotëm do të publikohen një pjesë të emrave, ndërsa pjesa tjetër do të publikohet në numrat në vazhdim. Personat që kanë fituar do të pajisen me certifikatën e njohjes së gjuhës italiane- Niveli 3, që lëshohet nga Universiteti i Peruxhias për të huajt. Rezultatet e provimit janë afishuar te Instituti i Kulturës Italianë në Tiranë. Për ata persona që kanë bërë regjistrimin në Shkodër dhe Lezhë do të sqarohen në konsullatën e Shkodrës. Ndërsa Rezultatet e studenteve që kanë bërë regjistrimin në Vlorë, Kuçovë, Fier, Beratit dhe Gjirokastrës do të sqarohen në Konsullatën e Vlorës. Sipas njoftimit të institutit vlefshmëria e provimit është përcaktuar në germa të cilat i korrespondojnë vlerësimit që kanë marrë të gjithë. Vlerësimi është vënë në kolonën e fundit të tabelës. Po sipas institutit ata që kanë germën A janë vlerësuar me Shkëlqyer. Ata që kanë germën B janë vlerësuar me Mirë. Ata që kanë germën C janë vlerësuar Mjaftueshëm. Ata që kanë germën D janë vlerësuar me Pamjaftueshmëri. Së fundmi ata që kanë në kolonën ku ndodhet emri i tyre me germën E janë vlerësuar Dobët . Po sipas institutit e kanë kaluar provën dhe do të pajisen me certifikatë vetëm ata që janë vlerësuar me germën A, B, dhe C. Për ata që kanë kaluar vetëm provën me shkrim ose provën me gojë mund ta përsërisin provën e pamjaftueshmërisë në muajin nëntor të vitit 2008. Për të gjithë ata që kanë dëshirë të verifikojnë ekzaktësinë mund të vijnë brenda datës 30 maj para se të shpërndahen certifikatat. Certifikatat do të shpërndahen brenda qershorit të këtij vitit në vendet ku është bërë dhe rregjistrimi.
20 Maj 2008