E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, raundi i dytë i po zhvillohet normalisht

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta bën të ditur se nga 1443 qendra votimi, vetëm 26 prej tyre nuk janë hapur. Edhe këtë raund, në pjesën veriore të Mitrovicës nuk janë hapur vendvotime të rregullta, por janë dërguar ekipe mobile.

“Në Mitrovicë, në pjesën veriore, votimi është duke u bërë i mundshëm përmes ekipit mobil, dhe ju konfirmoj se nuk kemi probleme për momentin”, tha Lushta.

KQZ-ja nuk dha ndonjë përqindje të pjesëmarrjes në zgjedhje në orët e paradites, por tha se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›