Zgjedhjet në Kosovë, 98 % e qendrave të hapura. Pjesëmarrja e ulët
PRISHTINE- Në balotazhin e zgjedhjeve lokale sot në 21 komuna të Kosovës janë hapur 1417 nga 1443 vendvotime, ose 98.20 për qind, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).Të 26 vendvotimet e pahapura në lokalitetet serbe, kryesisht në veri të Mitrovicës, do të kenë alternativë ekipet e lëvizshme të dërguara atje.
Në Mitrovicë, ku janë të regjistruar rreth 76 mijë qytetarë me të drejtë vote, atje janë hapur 101 nga 123 vendvotimet dhe 22 vendvotimet e pahapura janë në veriun e qytetit të mbizotëruar nga komuniteti serb dhe strukturat e tyre paralele. Në veriun e Mitrovicës qendrat e votimit janë hapur në "Kodrën e Minatorëve" dhe "Lagjen e Boshnjakëve", ku po votojnë banorët shqiptarë. Procesi i votimit në Mitrovicë po zhvillohet i qetë dhe në një atmosferë demokratike.
Të dhënat e para për daljen e votuesve në zgjedhje KQZ ka paralajmëruar t’i shpallë zyrtarisht një orë pas mesditës së sotme, por pjesëmarrja deri në orën 11. 30 ka qenë e pakët për shkak dhe të motit të ftohtë dhe reshjeve të dëborës.
Rezultatet paraprake të votimeve të balotazhit për 21 kryetarë të komunave, KQZ ka njoftuar se do t'i shpallë sonte në mesnatë.
Sipas KQZ-së, janë gjithsej 23.533 vëzhgues të zgjedhjeve lokale 2009, përfshirë raundin e parë që u zhvillua më 15 nëntor dhe ditën e sotme të votimeve të balotazhit.
Rrjeti Evropian i Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve (ENEMO) sapo njoftoi se nesër në një konferencë shtypi do të publikojë deklaratën paraprake mbi gjetjet që kanë bërë vëzhguesit e këtij misioni gjatë fushatës zgjedhore si dhe në ditën e zgjedhjeve te raundit te dytë të zgjedhjeve lokale 2009 në Kosovë.
Për rendin e qetësinë në komunat ku po votohet, Policia e Kosovës ka angazhuar rreth 4 mijë pjesëtarë të saj.
(atsh/BalkanWeb)