Atentati rende ne spital kongresistja amerikane vriten 6 persona

Shefi lokal i policise Dupnik fajesoi per incidentin retoriken politike me tone te ashpra duke shtuar se kjo retorike ka ndikim te rrezikshem mbi njerezit e pabaraspeshuar
Kongresistja amerikane Gabriele Gifords eshte ne gjendje kritike per jeten pasi u qellua ne koke nga nje person i armatosur. Ne sulmin e armatosur u vrane gjashte persona mes te cileve dhe nje vajze 9-vjecare dhe nje gjykates federal.
Ngjarja ndodhi gjate nje takimi te kongresistes Gifords me zgjedhesit ne afersi te nje qendre tregtare ne Tuskon te Arizones. Gifords eshte anetare e Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit Amerikan dhe njihet si nje nga aleatet e aferta te presidentit Barak Obama.
Shtepia e Bardhe e denoi menjehere sulmin ne Arizona duke e cilesuar si tragjedi per gjithe vendin. Kjo eshte me shume se nje tragjedi per ata qe jane prekur direkt. Eumlshte tragjedi per Arizonen dhe per te gjithe vendin. Amerikanet afrohen dhe mbeshtesin njeri-tjetrin ne kohe tragjedish - tha Presidenti Obama.
Situata
Pas sulmit Gifords u dergua ne qendren mjekesore te Universitetit te Arizones ku mjeket ishin te permbajtur te flisnin per permiresimin e gjendjes se saj. Takimi qe po zhvillonte kongresistja 40-vjecare ishte nje nga ato biseda te zakonshme me zgjedhesit qe njihen si pjese e programit Kongresi ne qoshen e shtepise. Ne mesin e viktimave eshte dhe nje nga keshilltaret e saj politik. Pervec Gifordsit policia raporton dhe per 12 persona te tjere te plagosur gjate incidentit.
Sulmuesi u pengua nga te pranishmit qe te largohej nga vendi i krimit. Mediat vendore raportojne se i dyshuari per sulmin eshte nje 22-vjecar Xhared Llafner i cili aktualisht gjendet ne paraburgim. Shefi i Policise ne rajonin ku ndodhi sulmi Klarens Dupnik nuk pranoi te konfirmonte identitetin e te dyshuarit por e pershkroi ate si person te trazuar.
Policia kishte dale ne vendin e ngjarjes ndersa qytetaret tashme kishin kapur sulmuesin.
Dy individe te guximshem ne vendngjarje e kapen te dyshuarin i cili eshte mashkull i bardhe i moshes 22-vjecare dhe ne kete moment nuk mund te japim emrin e tij. Ka nje te shkuar problematike dhe nuk jemi te bindur se ka vepruar vetem. Kemi arsye te besojme se ai erdhi ne vendin e krimit i shoqeruar nga nje person tjeter - tha sherifi Dupnik.
Komentet
Mediat raportojne se Llafner ka postuar ne internet komente te shumta te mbushura me zemerim kunder qeverise. Mesohet se ai eshte perpjekur te regjistrohet ne ushtri por kerkesa e tij ishte refuzuar. Ne profilin e te dyshuarit ne YouTube ai ka shenuar librin Mein Kamp te Hitlerit dhe Manifestin komunist te Marksit e Engelsit ne mesin e librave te tij te preferuar.
Dupnik theksoi se ende nuk dihen motivet e sulmit ne Arizona por tha se kongresistja Gifords ishte qellimi i sulmit. Gifords njihet si nje nga mbeshteteset me te fuqishme te reformes shendetesore te Presidentit Obama reforme qe shihet si shume kunderthenese ne mesin e amerikaneve.
Shefi lokal i policise Dupnik fajesoi retoriken politike me tone te ashpra duke shtuar se kjo retorike ka ndikim te rrezikshem mbi njerezit e pabaraspeshuar.
22-vjecari ka nje te shkuar kriminale dhe ka informacione se ai ishte student ne kolegjin Pima madje dhe shkolla ka pasur veshtiresi me te. Dua te theksoj se kur hidhni veshtrimin te njerezit problematike e shihni se si ata reagojne ndaj helmit qe del nga njerez te caktuar per te goditur qeverine. Zemerimi urrejtja mungesa e tolerances qe po shihet ne kete vend po i kalon kufijte. Fatkeqesisht Arizona mendoj se eshte kthyer ne nje lloj kryeqyteti per keto reagime. Jemi bere Meka e paragjykimeve dhe fanatizmit - theksoi Dupnik.
Gifords ne zgjedhjet e nentorit te kaluar me veshtiresi e sfidoi perballjen me kandidatin e levizjes se njohur si Tea Party. Ish-guvernatorja e Alaskes dhe kandidatja republikane per zevendespresidente ne garen e vitit 2008 e ka perfshire Gabriele Gifordsin ne listen e nxehte te politikaneve qe ajo donte ti shihte jashte Kongresit.
Pas incidentit tragjik ne Arizona Pelin ka shprehur mbeshtetjen per viktimat ne faqen e saj te Facebookut.
Zyrtare Shenjester ishte ligjvenesja
Ne Shtetet e Bashkuara autoritetet mjekesore thone se ligjvenesja e Arizones Gabriele Gifords eshte ende ne gjendje kritike por ata jane optimiste se ajo do ta marre veten pas incidentit te se shtunes kur ate e qelluan ne koke me arme zjarri.
Dr. Piter Ri i Qendres Mjekesore te Universitetit te Arizones u tha dje gazetareve se ajo vazhdon te jete ne kome pas-operatore nderkohe qe po fillon ta marre veten nga operacioni. Ai tha se zonja Gifords ka filluar te reagoje ndaj komandave te thjeshta dhe se mjeket jane te inkurajuar nga permiresimi.
Dje nje person hapi zjarr jashte nje supermerkatoje ne Tuskon te shtetit Arizona duke vrare gjashte persona mes tyre nje gjykates federal dhe nje vajze 9-vjecare.
40-vjecarja Gifords ishte duke u takuar me zgjedhesit ne kohen e ngjarjes. 19 persona u goditen nga plumbat. Zyrtaret e policise thone se objektivi i autorit te ngjarjes ishte ligjvenesja demokrate. Autori i dyshuar i ngjarjes 22-vjecari Xhared Llafner mbahet ne gjendje arresti.
Sipas mjekeve nga te 14 personat e plagosur vetem zonja Gifords vazhdon te jete ne gjendje kritike.