Kosove, rreth 400 mije arme rezultojne ende te padorezuara

Prishtinë, 23 mars, 11:59, NOA – Nuk janë pak, por plot katërqind mijë armë të cilat mbahen pa leje në duart e kosovarëve.
Këto të dhëna jepen nga organizmi i PNUD-it, i pranishëm në Kosovë.
Ndërkaq, zyrtarët kosovarë gjithsesi pohojnë se kanë për ta ndjekur me më shumë prioritet këtë çështje në të ardhmen.
KFOR-i nga ana e tij ka organizuar shumë herë fushata të shoqëruara edhe me amnisti disamujore nga PSSP-ja, e megjithatë dorëzimi i armëve pa leje nga ana e kosovarëve ka qenë i vogël.
Sipas hulumtimeve të UNDP-së, rreth 400 mijë armë janë në duart e qytetarëve. Këto armë llogaritet se kanë mbetur nga lufta.
NOA