Obama: Ekonomia amerikane do te nise te rimekembet shume shpejt

Uashington, 23 mars, 11:46, NOA - Presidenti Barak Obama tha se ka shpresa që ekonomia amerikane mund të fillojë të rimëkëmbet nga recesioni.
Në një intervistë që dha dje në programin televiziv “60 minutes”, të rrjetit televiziv “CBS News”, Presidenti tha se një numër gjithë e më i madh njerëzish po e rifinancojnë kredinë e marrë nga banka, duke shfrytëzuar interesat e ulëta që po ofrojnë bankat.
Obama tha se ky është një tregues i mundshëm që tregu i shtëpive në SHBA po fillon të rigjallërohet.
n.e/NOA