E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, rrezikohet procesi ndaj Bllacës

Procesi hetimor ndaj Nazim Bllacës i dyshuar për vrasjet e pas luftës në Kosovë, rrezikon të shpallet i paligjshëm sipas Kodit të Procedurës Penale.
Kodi Penal parashikon që çdo veprim hetimor i cili zhvillohet pa përfaqësimin e duhur siç është prania e detyrueshme e avokatit mbrojtës, rrezikon që të gjitha veprimet hetimore të shpallen joligjore. Tërheqja e avokatit Haxhi Millaku nga mbrojtja e Bllacës rrezikon që ky rast të ngelet pa avokat mbrojtës.
Ndërkohë, për shkak të rastit të ndjeshëm dhe akuzave të rënda të Bllacës ndaj personave zyrtare, ka bërë që avokatët kosovare të refuzojnë detyrën e mbrojtjes. Në anën tjetër, Nazim Bllaca ka kërkuar nga misionit të Eulex-it t'i caktohet një avokat ndërkombëtar.
"Eulex nuk ka avokat ndërkombëtar dhe ne nuk do të mund të aprovojmë një kërkesë të tillë. Nuk është në mandatin tonë të caktojmë avokat mbrojtës", shprehet kryetarja e Zyrës së Gjyqtarëve të Eulex-it, Maria Giuliana Civinini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›