Marrëdhënit diplomatike me Kosovën, Beogradi-Podgoricës, prisni vendimin e GJND-së
Ambasadori i Serbisë në Podgoricë, Zoran Llutanovaç u ka kërkuar autoriteteve malazeze që të presin mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, para se të vendosin marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën.
Llutovaç, siç raportojnë mediat serbe, ka pasur një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, ku ka kërkuar që ky shtet të presë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, para se të ndërmarrë hapin e paralajmëruar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.
Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, ditë më parë ka thënë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Prishtinën nuk është bërë deri më tani për arsye teknike, ndërsa një veprim i tillë pritet të ndodhë së shpejti.