E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, serbët bllokojnë rrugën Mitrovicë-Zubin Potok

Serbët e Veriut të Kosovës, pas aksionit të EULEX dhe KFOR në këtë zonë, kanë bllokuar sërish rrugën Mitrovicë-Zubin Potok. Bllokimi i kësaj rruge dhe rrugëve alternative në këtë drejtim, është bërë në shenjë kundërshtimi ndaj aksionit të forcave të KFOR-it dhe EULEX-it, që është zhvilluar sot në mëngjes në Zupç.
 

Bllokimin e rrugës e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili ka thënë se pas aksionit të sotëm të EULEX, serbët nga Zupçi janë tubuar në këtë fshat duke bllokuar rrugën Mitrovicë-Zubin Potok, si dhe rrugët tjera që çojnë në këtë drejtim.
Sipas tij, atyre u janë bashkëngjitur edhe serbët tjerë nga fshatrat përreth dhe komuna e Zubin Potokut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›