Nuk mposhtet Milani

Kampioni në fuqi i garës më të madhe evropiane për klube, Barcelona, ka arritur vetëm barazim prej 2-2 përballë Milanit, në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua të martën mbrëma në Camp Nou.
Ende pa filluar mirë takimi (1’), Alexandre Pato i zuri në gjumë lojtarët e Barcelonës dhe me një solo aksion krijoi epërsi për mysafirët.
Pas këtij goli loja vazhdoi si gjithmonë kur luan Barcelona- katalunasit sulmojnë, ndërsa ekipi kundërshtar pozicionohet para portës së vet.
Në vazhdim, vendasit e kishin të vështirë të depërtonin përballë mbrojtjes së ngjeshur të Milanit. Nga rastet për t`u përmendur ishte goditja e shtyllës nga Leo Messi nga gjuajta e lirë (18’).
Ishte merita e argjentinasit edhe goli i barazimit, pasi Messi theu mbrojtjen rossonere për të pasuar te Pedro Rodriguez, i cili nuk e pati të vështirë që ta mposhtte Abbiatin (36’).
Edhe në fraksionin e dytë të lojës ishte fotografia e njëjtë, Barca posedonte topin, ndërsa italianët i shikonin vendasit si po luajnë.
Deri të goli i avantazhit, Blaugranët erdhën pas një goditjeje të lirë magjepsëse nga David Villa (50’).
Mirëpo, në fund të takimit, Kuqezinjtë nuk lejuan që të dalin kokulur nga Camp Nou, pasi në minutat shtesë (90’+2), Thiago Silva barazoi rezultatin.
Takimi tjetër i Grupit H, ndërmjet Viktoria Plzen dhe BATE Borisov ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.