Motta: Humbja ndaj Milanit e hidhur

Mesfushori i Interit, Thiago Motta, ka shprehur zhgënjimin e tij për shkak të humbjes së zikaltërve ndaj Milanit në kuadër të Superkupës së Italisë.
Zikaltrit dominuan në gjysmën e parë, mirëpo nuk arritën ta mbanin epërsinë prej një goli, kështu që rivalët kuqezi e përmbysën rezultatin.
“Kjo humbje është vështirë të përtypet. Ishte një ndeshje të cilën mund ta menaxhonim më mirë, sidomos për faktin se në gjysmën e parë kemi luajtur mirë”, ka deklaruar Motta.