Kosovë, serbët përforcojnë barrikadat në Veri
Serbët kanë përfocuar rojet në barrikadat e vendosura në veri të Kosovës, pavarësisht se kjo mënyrë për të kundërshtuar sovranitetin e Prishtinës është kritikuar edhe nga Beogradi.
Sipas mediave serbe, trupa shtesë janë parë në urën e Ibrit, por kujdestaria me roje nga popullsia civile është shtuar edhe në barrikadat e Zupçit dhe Dolanit.
Sipas serbëve, ata do të jenë të gatshëm të ndalojnë edhe mjetet e EULEX dhe KFOR, nëse do të jetë nevoja, ndërsa kërcënuan me mbylljen e pikëkalimeve kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut.
Sipas agjencisë serbe Srna, serbët po merren me aktivitetet e tyre bujqësore, por kjo nuk ndikon në gatishmërinë e tyre që në rast nevoje të mblidhen tek 16 barrikadat e vendosura në pjesën veriore të Kosovës.