E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slloveni, sot referendum për homoseksualët

SLLOVENI- Sllovenët votojne sot referendumin mbi një ligj, që iu jep çifteve homoseksuale të drejta te njëjta si çifteve të martuara heteroseksuale.

Organizatat konservatore, të mbështetura nga Kisha Katolike kanë sfiduar Kodin e ri të Familjes, të miratuar në qershorin e vitit 2011 duke mbledhur 40 mijë nënshkrime të nevojshme për të kërkuar referendum, në lidhje me zbatimin e ligjit në fjalë.

Sipas kodit, çiftet homoseksuale mund të regjistrojnë partneritetin e tyre dhe të kenë status legal sikurse një martesë, në lidhje me çështjet pronësore, trashëgiminë dhe të drejtat spitalore. I vetmi përjashtim është birësimi.

Nën kodin e ri, një partner mund të adaptojë fëmijën e tjetrit, por një çift homoseksual nuk mundet të birësojë një fëmijë. Kundërshtarët e ligjit, thonë se ai zhvlereson institucionin e familjes. (rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›