“Radioja është zgjuar”, libri i parë i gazetarit
Isidor Koti, vjen për herë të parë me botimin e tij në fushën gazetarisë, me librin “Radioja është zgjuar”, duke dashur të përcjellë për studentët e gazetarisë dhe admiruesve të kësaj gjinie mediatike, një platformë të re dhe alternative në këtë fushë të gjerë dhe njëkohësisht të veçantë. Si dikur, personazhi i njohur i fëmijëve për mbarë njerëzimin, Hirushja (në rastin konkret Radioja), dukej një vajzë e harruar dhe e lënë pas dore. Por historia tregoi se ndodhi krejt ndryshe nga çfarë mendonin të tjerët. Ajo nuk mbeti në qoshen e shtëpisë, shkoi te “princi” i saj. Edhe sot, ajo është zgjuar dhe fare pa kuptuar të bën mikun më të mirë në çdo kohë dhe vend. Lexuesit do të njihen me historinë e radios, organizimin e punëve në redaksi, programet informative, përgatitja e emisioneve, si të flasësh bukur dhe si të krijosh një radiostacion në internet etj.
Duke marrë në konsideratë realitetin e zhvillimeve të radiove shqiptare, autori thekson disa konkluzione dhe rekomandime, veçanërisht për gazetarët e rinj, të cilët kanë vendosur t’i përkushtohen këtij profesioni. Brezit të ri të gazetarëve radiofonikë në Shqipëri i del për detyrë të studiojë shpejtësinë, kapacitetin dhe koston e teknologjisë për cilësinë e transmetimit, në mënyrë që investitorët të jenë pragmatistë në zgjedhjet e tyre. Suksesi i vërtetë në këtë medium është të vendosësh shoqërinë para pasqyrës që të shohë qartë virtytet dhe veset e saj dhe të demistifikosh mitet që ushqehen shpesh nga televizioni ose shtypi i shkruar. Një pikë tjetër e rëndësishme është edhe nxitja e shkëmbimit të lirë të ideve, duke siguruar një platformë, sidomos për ata që kanë një filozofi të ndryshme nga ajo mbizotëruesja. Radioja nuk është mjet i dorës së dytë. Kush e thotë këtë frazë gabon. Radioja “të mbaron punët” për një kohë të shkurtër dhe pa shumë shpenzime. Radioja kërkon njerëz që nuk u bën përshtypje puna e vështirë dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë me orë të tëra nën presionin e kohës për të dhënë tek publiku emisione të paharruara. Sipas autorit, Radioja në Shqipëri duhet ta mbështesë të ardhmen e saj në zbulimin e talenteve dhe qasjen me përparimet teknologjike. Libri përmban 185 faqe dhe sapo ka dalë në qarkullim.
Kush është Isidor Koti?
Lindi në Gjirokastër, në 16 dhjetor 1982. Pas përfundimit të liceut në qytetin e lindjes, vazhdoi studimet universitare për Gazetari në Universitetin e Tiranës në vitet 2001-2005 dhe më pas vijoi specializimin në vitet 2006 – 2008, për Filozofi dhe Sociologji. Që prej tetorit të vitit 2005 e në vazhdim, ai është pedagog në Universitetin “A. Xhuvani”, Elbasan, në lëndën Gazetari Radio dhe Etika e Medias si dhe autor i shkrimeve e kumtesave studimore brenda dhe jashtë vendit. Ka qenë gazetar dhe monitorues i medias në Këshillin Kombëtar të Radio-Televizionit në Tiranë, kryeredaktor i revistave “Sirius” dhe “Kambanat”, gazetar i Radios “Ngjallja” (Fm 88.5 Mhz) dhe autor i më shumë se 300 komenteve dhe analizave në shtypin qendror dhe lokal. Lektor në trajnime organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias si dhe organizator e moderator i konferencave për median. Ai është specializuar në fushën e radios në disa shtete si Gjermani, Hungari, Serbi, Armeni, etj., dhe ka marrë diplomë specializimi nga Akademia e Radios “D˔ në Bonn-Gjermani. Është anëtar i Organizatës së Gazetarëve Europianë, anëtar i Unionit Shqiptar të Mediave dhe i Institutit të Sociologjisë në Tiranë. Ky është libri i parë i autorit