E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove sistemi i drejtesise ka mungese prokuroresh

Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuqi ka paraqitur raportin e punës së Prokurorive Publike të Kosovës, duke premtuar në emër të ministrisë që drejton rritje të  performancës në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Ndërsa kryeprokurori i EULEX-it në Kosovë, Johan Van Vreeswijk tha se prokuroritë e Kosovës kanë mungesë të prokurorëve që e bën më të vështirë punën e prokurorëve të tanishëm.

“Lajmi i keq, sipas raportit, është se PSRK-ja nuk është në nivelin e duhur të detyrës dhe ka mungesë të 49 prokurorëve publikë komunalë dhe 26 prokurorë publikë të qarkut, gjithsej 72 prokurorë mungojnë për të kryer punën si duhet. Ky është vetëm 35% i kapacitetit të kërkuar, atëherë kush do bëjë diçka për këtë? Ministri pati premtuar të mundësojë  zgjedhjen e prokurorëve që mungojnë por me një kushtëzim, rezultatet t’ia vlejnë paratë e investuara. Kjo ndodh vetëm nëse shteti investon në punën e prokuroreve  dhe kur investon, duhet të shohë rezultate”- tha Johan Van Vreeswijk, kryeprokuror i  EULEX-it në Kosovë.

Gjatë vitit 2010, Prokuroritë publike në Kosovës kanë pranuar  rreth 49 mijë aktpadi. Gjatë  periudhës  së raportimit janë përzgjedhur rreth 35 mijë të tilla apo 71% e të gjitha aktpadive të pranuara.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›