Strauss Kahn nen presion. Kerkohet largimi i tij nga FMN

I mbyllur në 8 metra katror kreu i FMN është vendosur nën vëzhgim 24 orësh pasi mjekët thonë se Strauss Kahn mund të tentojë vetëvrasjen. Ky fakt bëhet i ditur një ditë pasi FMN vendosi se imuniteti për kreun e organizimit ndërkombëtar nuk aplikohet në këto raste. Avokati i unonjëses 32- vjeçare me origjinë nga Guinea që e akuzon për përdhunim hedh poshtë teorinë e komplotit të artikuluar nga media ndërsa thekson se ajo nuk ishte në dijeni se kush qëndronte në atë dhomë.
“Ajo nuk e kishte i denë se kush ishte personi që e sulmoi edhe pas agresionit. Nuk ka pasur asnjë komplot. Bëhet fjalë thjesht për një kamariere që donte të bënte punën e saj” ka deklaruar avokati i vajzës. Për momentin Strauss-Kahn nuk ka mundur të komunikojë me organin e drejtuar prej tij ndërsa brenda FMN-së duket se ka nisur gara për zgjedhjen e pasardhësit ndonëse të 24 anëtarët e nuk bien dakort mbi kërkesën për dorëheqje të Kahn.
Deri në marrjen e një vendimi Sekretari amerikan i Financave Timothy Geithner ka kërkuar emërimin e një pasardhësi të përkohshëm. Ndër kandidatët e përfolur janë ministrja franceze e Financave Christine Lagarde dhe ish-kryeministri britanik Gordon Brown.
Delina Bitraku