E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove sot dita e personave te pagjetur

Sot në Kosovë shënohet Dita e personave ende të pagjetur. Edhe pse po bëhet 12 vjet nga përfundimi i luftës ende nuk dihet  asgjë për fatin e 1.800 personave të pagjetur.

Në orën 12 në kinemanë ABC mbahet një akademi përkujtimore dhe shfaqet një film, ndërsa në Muzeun e Kosovës një ekspozitë.

Sipas RTK-së, në prag të 27 prillit presidentja e vendit Atifete Jahjaga priti anëtarët e Komisionit Qeveritar për të Pagjetur dhe familjarë të personave të pagjetur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›