Kuvendi rizgjedh Krasniqinkryetar,zgjidhen nesërQeveria e presidenti
PRISHTINE-Konstituohet Parlamenti i dalë nga zgjedhet e 12 dhjetorit. Jakup Krasniqi, njëri nga drejtuesit e Partisë Demokratike është rizgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, të përbërë nga 120 deputetë. Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër për të vendosur mbi votimin e Presidentit dhe qeverisë së re.
KRASNIQI: KRYESIA MBLIDHET NESER PER TE VENDOSUR MBI VOTIMIN E PRESIDENTIT E QEVERISE
Ora 15: 30 Kryeparlamentari Jakup Krasniqi njoftoi se sot nuk do të ketë seancë tjetër të Kuvendit. “Nuk ka pasur lëndë të re për ta thirrur seancën e re. Ky është vendimi i Kryesisë së re të Kuvendit. Ne si Kryesi do të takohemi nesër në ora 10:00”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkohë, para deputetëve foli Hajredin Kuçi, deputet i PDK’së, i cili ka njoftuar se partia e tij ka deponuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme.
“Ne pajtohemi me qëndrimin e Kryesisë, ngase jemi ithtarë të respektimit të procedurave. Mbi këtë bazë ne kemi deponuar një kërkesë për mbledhje urgjente nesër pasdite në orën 15:00 për zgjedhjen e Presidentit dhe Qeverisë së re”, ka thënë Kuçi.
PRESIDENTI, PDK-AKR KERKOJNE SEANCE TE JASHTEZAKONSHME
Ora 14:40-Partitë nënshkruese të marrëveshjes për koalicion qeveritar kanë shtruar kërkesën për thirrjen e një “seance të jashtëzakonshme” të Kuvendit të Kosovës, për sot pasdite.
Në këtë seancë pritet të votohet për presidentin dhe kabinetin e ri qeveritar që do të propozohet nga mandatari Hashim Thaçi.
PRESIDENTI? RREZOHET KERKESA E PDK-AKR;,KRASNIQI: SEANCEN E ARDHSHME
ORA 14:30-Kryesia e re të Kuvendit të Kosovës nuk e ka proceduar kërkesën e PDK-së dhe të AKR-së për vazhdimin e seancës së Kuvendit, për sot pasdite.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, pas takimit të Kryesisë se Parlamentit, ka shpjeguar për mediat se seanca e sotme tashmë ka përfunduar dhe duhet të thirret nje seancë e re. lidhur me votimin e kandidatures se Presidentit .Sipas rregullores së Kuvendit, duhet të thirret së paku tre ditë më herët.
Një mundësi tjetër që seanca, ku pritet të votohet presidenti dhe kabineti i ri qeveritar, të mbahet sot, është që një parti të bëjë kërkesë për thirrjen e një “seance të jashtëzakonshme”.
KRASNIQI THERRET MBLEDHJEN E KRYESISE SE KUVENDIT
Ora 13:00-Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thirrur për orën 13 mbledhjen e Kryesisë së re të Kuvendit. Kryesia do të shqyrtojë kërkesën e AKR-së për futjen në rend dite, në seancën e ardhshme, zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ndërsa kandidat i vetëm është Behxhet Pacolli.
PDK, deri në këto momente, nuk ka dorezuar ndonjë kërkesë, për futjen në rend dite të votimit të kabinetit qeverisës.
Burimet nga kosovarja, Expres konfirmojnë se Thaçi është duke i bërë konsultimet e fundit me zyrtarët e partisë së tij dhe duke i koordinuar deputetët për votimin e presidentit, pasi dështimi i zgjedhjes së Pacollit do ta conte vendin në zgjedhje të parakohshme.
Seanca fillon në ora 15.
Lëvizja “Vetëvendosje” ka paralajmëruar se do të votojë kundër kandidaturës së Pacollit për president dhe kundër kabinetit të propozuar nga Thaçi. AAK-ja ka njoftuar se do të marrë pjesë në seancë, por nuk do të marrë pjesë në votim. Ndërsa LDK ka thënë se nuk ka kandidat për president, porse nuk ka vendosur ende se cdo të bëjë gjatë votimit.
KRASNIQI ZGJIDHET KRYETAR I KUVENDIT. ZGJIDHEN DHE NENKRYETARET
Ora 12:00-Jakup Krasniqi është rizgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash. Krasniqi, i cili është propozuar nga partia më e madhe në Kuvend, PDK, ka marrë mbështetjen e 90 deputetëve. Kundër kanë votuar 17 deputetë, kurse 3 deputetë kanë abstenuar.
Ndërsa nënkryetarë të Kuvendit janë zgjedhur Xhavit Haliti, PDK, Sabri Hamiti i LDK dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.
Gjithashtu Petar Miletic dhe Enis Kervan janë zgjedhur nënkryetarë nga partitë e komuniteteve.
Gjatë procedimit deputetja serbe, Rada Trajkoviv kërkoi të merrte fjalën, por në përputhje me Rregulloren e punës së Kuvendit iu sqarua se në këtë fazë nuk ka debate.
Pas zgjedhjes, kryetari i porsazgjedhur, Jakup Krasniqi falënderoi deputetët për besimin dhe premtoi se çdo gjë do të zhvillohet në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Menjëherë pas kësaj ai ftoi mbledhjen e Kryesisë së re të Kuvendit, për të caktuar axhenden për krijimin e institucioneve që dalin nga kjo përbërje.
BETOHEN DEPUTETET, VETVENDOSJA NXERR FLAMURIN KOMBETAR
ORA 11:50-Ne nje seance te ndjekur direkt nga mediat, deputetet e legjislaturës se re te Kuvendit te Kosovës janë betuar para Kushtetutes se Kosoves. Deputetët e lëvizjes "Vetëvendosje", gjate betimit kanë nxjerr përpara flamurin kombëtar. Në vazhdim te seancës, në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit.
NIS SEANCA
Ora 11:00-Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ulur në karriget e tyre dhe tash ka filluar seanca konstituive. Seanca po drejtohet nga Flora Brovina dhe Biserka Kostic.
Ndërkohë, i mandatuari për formimin e Qeverisë së re e ka shtyrë konferencën e paralajmëruar më parë. Mendohet se Hashim Thaçi do të dalë para gazetarëve pas betimit të deputetëve, ku mund të shpalos emrat e ministrave të rinj. Ende mbetet e paqartë nëse do të votohet sot për Presidentin dhe Qeverinë e re. Pas verifikimit të kourumit, seanca vazhdon me pikën tjetër të rendit të ditës - verifikimin e mandateve.
MBLIDHET KUVENDI NE PIKEPYETJE PER PRESIDENTIN
Ora 07:00-Deputet e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, 120 emra, pritet të betohen sot në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Seanca , që fillon në orën 11:00, do të ketë 4 pika të rendit të ditës, fillimisht është formimi i komisionit për verifikimin e mandateve, pastaj betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe në fund zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në rend dite nuk është parashikuar votimi për postin e Presidentit, por kjo megjithatë pritet të ndodhë gjatë së hënës.
Ushtruesi i detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi javën e kaluar kishte thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë ditën e njëjtë.
Megjithatë zyrtarë qeveritarë kanë thënë se pas një pauze të seancës konstituive, do të thirret seanca tjetër, ku do të votohet i nominuari për President të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, votimi i presidentit bëhet me votim të fshehtë, në tri raunde. Nëse presidenti nuk arrin të zgjidhet në dy rundet e para me 2/3 e votave, atëherë në rundin e tretë kjo bëhet me shumicë të thjeshtë, apo me 61 vota të deputetëve. Në rast se dështon edhe hera e tretë e zgjedhjes së Presidentit, sipas Kushtetutës shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Limaj: Unë jo pjesë e qeverisë, jam nën hetim