E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, takimjoformalThaci-Haradinaj

PRISHTINE- Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj janë takuar për herë të parë pas tre vjetësh. Lajmi konfirmohet nga mediat kosovare, sipas të cilave, kryeministri kosovar dhe lideri i AAK-së, jaëe takuar mbrëmë në ambientet e një restoranti, gjatë një pritjeje private, të organizuar me rastin e ditëlindjes së ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristopher Dell.

Thaçi dhe Haradinaj kanë qëndruar disa minuta bashkë ku kanë patur një bashkëbisedim të shkurtër mes tyre. Ky është takimi i parë mes Haradinaj dhe Thaçit që kur ky i fundit mori në dorë drejtimin e qeverisë së Kosovës, ndaj dhe konsiderohet një takim i rëndësishëm, megjithëse joformal.
Thaçi dhe Haradinaj, kanë qenë ndër figurat kryesore të ish Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, të cilët pak kohë pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Kosovë, krijuan partitë e tyre politike. Haradinaj ishte kryeministër i vendit në vitin 2005, kur u detyrua ta ndërpres mandatin për t'u përballur me akuzat për krime lufte në Gjykatën e Hagës.

Ai u lirua si i pafajshëm dhe me t'u kthyer vazhdoi aktivitetin në opozitë, ndërsa Hashim Thaçi mori drejtimin e qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2007, ku partia e tij fitoi shumicën e votave. Vetë Haradinaj është një prej kritikëve më të fortë të qeverisë dhe kryeministrit Thaçi, ndërkohë që ky i fundit nuk ka treguar shenja bashkëpunimi, me AAK-në.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›