E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, Gjykatae Apelit lë të lirëVasil Bollanon

VLORë- Gjykata e Apelit në Vlorë shpall të pafajshëm kreun e Bashkisë së Himarës Vasil Bollano. Mbi Bollanon rëndonte akuza e shpërdorimit të detyrës, por me sa duket gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e gjykatës së Vlorës.

Ndërkohë vetëm pak muaj më parëGjykata e Shkallës së Parë e shpalli fajtor kryebashkiaun e Himarës pas akuzimit që i bëri prokuroria, se Bollano hoqi tabelat shqip në rrugën Qeparo-Llogara. Bollano u dënua me 1 vit burg, 5 milionë lekë të vjetra gjobë si dhe i hiqet për 3 vjet e drejta e funksioneve publike.

Gjykimi në apel, tashmë i përfunduar e ka cilësuar si të pafajshëm Vasil Bollanon, duke argumentuar se në faktet e paraqitura nuk ka elemente të veprës penale.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›