E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, plagosjae djeshme, policiazbardh ngjarjen

BERAT- Zbardhet ngjarja e djeshme në fshatin Velmisht të Fierit gjatë së cilës mbeti i plagosur 24-vjecari Taulant Hysa ndërkohë që është arrestuar autori.

Sipas policisë së Beratit i riu pasi ishte kthyer me motocikletë nga banesa e së fejuarës në fshatin Krotinë të Beratit, ai është ndalur në banesën e autorit të plagosjes Ajet Xhaferri për të grabitur tel që përdorej për rrethim oborri.

Gjatë grabitjes 24-vjecari është pikasur nga pronari i shtëpisë i cili e ka qëlluar me cifte duke i shkaktuar plagosjen. Por nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Taulant Hysa akuzuar për grabitje, kishte grabitur një sasi teli dhe here tjetër në banesën e shtetasit Ajet Xhaferri, ndërkohë që ky i fundit është arrestuar nën akuzën e plagosjes me armë gjahu.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›