E Diel, 1 Nëntor 2026

Londer 3800 agjente per lojerate olimpike

Ka nisur numërimi mbrapsht për fillimin e Lojërave Olimpike në Londër, dhe njëkohësisht bëhen publike detajet e para për atë që është quajtur si operacioni më I madh I inteligjencës në vend që nga Lufta e dytë botërore. Në fakt do të jenë në gatishmëri të paktën 3800 agjentë të shërbimit të spiunazhit britanik, dhe 13 500 ushtarë, rreth 4 mijë më shumë se ata që aktualisht janë të vendosur në Afganistan. Duke llogaritur dhe kontrollin mbu pothuajse 540 mijë vizitorë, kostoja e deritanishme shkon në 1 miliard euroa. Ndërkohë që asnjë agjent secret I Britanisë së Madhe nuk do të mund të shkojë me pushime këtë verë. Ata do të jenë të gjithë në Londër për të ndjekur Lojërat Olimpike. Të dhënat janë publikuar nga nëj gazetat më të njohura në vend Indipendent. Po sipas gazetës masat e marra janë të justifikueshme duke pasur parasysh të dhënat që vijnë nga zyrat antiterror në vend, disa grupe ekstremiste po flasin pikërisht për këto lojëra olimpike. Përvec vizitorëve, krerët e lartë të shteteve që do të jenë të pranishëm në ceremoninë e hapjes janë të paktën 120.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›