E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, UNMIK-u apelon për përmbajtje

Zyrtari i ngarkuar për misionin e UNMIK-ut, Robert Sorenson, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund ta përkeqësojë edhe më tej gjëndjen.

"UNMIK-u dënon ashpër dhunën dhe beson se dialogu, i bazuar në respektin e ndërsjelltë, është rruga për zgjidhjen e çështjeve. UNMIK-u është i gatshëm për të ndihmuar në përpjekjet për të qetësuar situatën".

"Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë me EULEX-in dhe KFOR-in për të vendosur rendin dhe për t`i zgjidhur çështjet nëpërmjet diskutimit", ka thënë Sorenson.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›