E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, marrëveshja nuk është finalizuar ende

Një zyrtar i forcave paqëruajtëse të KFOR-it, ka konfirmuar se aktualisht policia po kontrollon pikat kufitare në veri të Kosovës dhe se KFOR-i është për të siguruar një ambient të sigurtë, por nuk i kontrollon makinat apo kamionët.
 

Sipas mediave kosovare, një zyrtar, indetiteti i të cilit nuk bëhet publik, ka thënë se shumë nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, që ishin në pikat kufitare në veri, tashmë janë kthyer në jug të Mitrovicës.

Sipas tij, marrëveshja për të cilën është folur gjatë ditës, ende nuk është finalizuar dhe se bisedimet po vazhdojnë. Marrëveshja ka të bëjë me tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës dhe zhvendosjen e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›