Kosovë, mbetet e rëndë gjëndja e policit të plagosur

Ka mbërritur në QKUK, polici me inicialet A.Z, i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në gjendje të rëndë shëndetësore, pas plagosjes së tij me armë zjarri në aksionin drejt Zubin- Potokut. Sipas mediave kosovare, tregojnë se në Qendrën Emergjente në QKUK, polici ka mbërritur me helikopter të KFOR-it, rreth orës 17.30 minuta. Pavarësisht spekulimeve se ai ka vdekur, së paku zyrtarisht, gjëndja e tij shëndetësore vazhdon të mbetet e rëndë.
Ndërkohë, mediat lokale serbe njoftojnë se të plagosur ka edhe nga serbët lokalë, të cilët kanë sulmuar pjestarët e njësisë speciale te Policisë së Kosovës. Sipas këtyre mediave, në Zubin- Potok, dyshohet se janë plagosur tre serbë, por nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.