E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Veprimi i policisë së Kosovës, kërcënon dialogun

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha se veprimin e Policisë së Kosovës në Bërnjak dhe Jarinë, e konsideron si përdorim të dhunës, që mund "të kërcënojë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit".

" Ky është një kërcënim për procesin e paqes që të shkojë deri në fund, para se të jepte rezultate të dukshme dhe konkrete", tha Tadiç, para gazetarëve në Pragë, ku i është dorëzuar çmimi për promovimin e lirisë dhe të demokracisë.

Tadiç tha se ka biseduar me shefen për politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, lidhur me situatën në veri, duke thënë se "veprimi i policisë së Kosovës, është i papranueshëm për Serbinë".

Ministria e Brendshme e Kosovës, ka konfirmuar se pikat kufitare 1 dhe 31, janë nën kontrollin e policisë kosovare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›