Kosove, veriu mbetet i bllokuar
Vete përfaqësuesi serb ne negociata, Borko Stafanovic, shprehet se negociatat për pranimin e marrëveshjes po vazhdojnë me serbet lokale. Pas takimit me krerët serbe te komunave ne veri te Kosovës, Stefanovic ka deklaruar se situata do te zhbllokohet shume shpejt. Kryetaret e katër komunave ne veri kane deklaruar nga ana e tyre pas një mbledhjeje, se një vendim përfundimtar për këtë çështje do te merret te martën. Ndërkohë, mediat serbe raportojnë se nata ne veri ka kaluar e qete, ndërsa ne barrikada kane qëndruar me pak njerëz se ditët e tjera, duke pritur vendimin përfundimtar te pushtetit lokal. Ne baze te një marrëveshjeje te arritur mes palëve, kontrollin e pikave kufitare ne Jarinje dhe Bernjake, do ta mbaj KFOR-i deri ne mes te muajit shtator, ndërsa do te lejohet kalimi i kamionëve me ndihma humanitare, por jo i atyre me mallra, gjë qe bie ndesh me embargon e vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe. Marrëveshja u cilësua një arritje e madhe nga Prishtina zyrtare, ndërsa u përshëndet nga ShBA-te, BE-ja, si edhe qeveria shqiptare.