E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e Eurozonës mbledh Obamën, Merkel dhe Sarkozi

07-08-2011 / Gazeta 55

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka diskutuar zhvillimet e fundit në Eurozonë së bashku me homologun francez, Nicolas Sarkozy, dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Obama “ka përshëndetur lidershipin e vazhdueshëm të presidentit Sarkozy dhe të kancelares Merkel në adresimin e sfidave të ekonomisë evropiane”.
Deklarata po ashtu bën të ditur se Obama, në biseda të ndara telefonike, është konsultuar me dy krerët evropianë edhe për situatën në Siri, transmeton REL.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth përmbajtjes së bisedave të Obamës me Sarkozyn dhe Merkelin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›