E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët dy jave ne greve urie

Nisur nga përkeqësimet e shëndetit, mbrëmjen e se shtunës, grevisteve iu është dhënë serum ne ambientet e galerisë. Pavarësisht thirrjeve te Ministrisë se Ekonomisë dhe kompanisë “ACR” për te ndaluar grevën, minatorët dhe sindikatat shprehen te vendosur për ta vazhduar atë deri ne plotësimin e kërkesave. Madje, një dite me pare, kreu i Konfederatës Sindikale, Kol Nikollaj, i kërkoi presidentit te republikës te ndërhyjë për heqjen e koncesionit firmës austriake dhe largimin e saj nga Shqipëria. Pas kësaj deklarate, nuk ka pasur reagime nga kompania “ACR”, ndërsa zyrtaret e Ministrisë se Ekonomisë, nëpërmjet një deklarate publike, bene thirrje për nisjen e dialogut dhe rifillimin e punës ne minierën e kromit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›