Protesta te dhunshme ne Londër
Rreth 300 persona u mblodhën jashtë komisariatit te policisë, duke kërkuar drejtësi. Por ai qe filloi si një manifestim paqësor u kthye ne përleshje me forcat e rendit, qe u sulmuan me bomba molotov dhe mjete te forta, ndërsa ne zone u shkatërruan disa dyqane dhe makina, te cilave iu vu flaka. Trazirat penguan edhe ndërhyrjen e zjarrfikësve, qe mbërritën me vonese ne vendngjarje, atëherë kur flaket kishin shkrumbuar gjithçka. Te rinjtë sulmuan madje edhe trupat e gazetareve qe kishin mbërritur ne vendngjarje për te raportuar zhvillimet kryesore. Zyrtaret e policisë lajmëruan se pas një nate te rrëmujshme, situata është normalizuar dhe tashme gjithçka është nen kontrollin e efektiveve te rendit.