E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një bust për Aristotel Gumën

Mediat dhe persona te tjerë te panjohur nga familja janë mbajtur larg ceremonisë dhe aktualisht situata është e qete. Megjithatë, përreth zonës janë vendosur forcat policore për te shmangur çdo incident te mundshëm, apo bllokim rruge ne këtë periudhe sezoni turistik. Me herët, familjaret e Gumës kane pasur përplasje me banoret dhe Bashkine e Himarës për vendosjen e bustit, pasi kërkonin qe ai te vihej ne qytet, gjë qe është kundërshtuar. Një vit me pare, 35-vjeçari Aristotel Guma humbi jetën gjate një aksidenti ne aksin qe lidh qytetin e Himarës me Himarën fshat. Për këtë ngjarje, policia akuzoi tre te rinj vlonjate “për vrasje me dashje”, pasi, sipas dëshmitarëve, para aksidentit ata ishin konfliktuar me fjale me Gumën, pasi ai fliste greqisht. Ngjarja u përdor politikisht dhe hapi debat mes institucioneve shqiptare dhe atyre greke. Megjithatë, te rinjtë e akuzuar për vrasjen e Gumës, gjate seancave gjyqësore, deklaruan se aksidenti ishte kryer pa dashje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›