Majko: Rruga e PS ne Kongres
Anëtari i kryesisë se PS, Pandeli Majko, saktëson se forumi me i larte nuk do te realizoje vetëm zgjedhjet e strukturave te reja, por do te përcaktojë edhe linjën qe opozita do te ndjeke ne raport me mazhorancen, si dhe programin e ri qe do te përbëje alternativen qeverisëse te socialisteve. Tashme qe demokratet qeverisin Bashkine e Tiranes, Majko thekson se opozita nuk do ta bllokoje Këshillin Bashkiak, edhe pse koalicioni Aleanca për Qytetarin ka vetëm një anëtar me shume se koalicioni i majte. Dy vitet e fundit ish-kreu i Bashkise, Edi Rama nuk ka mundur te miratoje buxhetin vjetor për shkak te votës bllokuese te shumicës PD-LSI ne koalicionin e vitit 2009.