E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, vetëm zgjedhje parlamentare serbe?

Brukseli dhe SHBA nuk kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe, shkruan sot gazeta serbe Blic.

Mirëpo, zgjedhjet lokale ata mendojnë se janë punë ekskluzive e Prishtinës,  kështu që tendenca e mbajtjes së tyre njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare, thuajse është e sigurt do të bënte që të mos mbahen asnjëra palë e zgjedhjeve.

Sipas gazetës Blic, që mbështetet në burime të sigurta, sipas të gjitha gjasave, autoritetet e  Beogradit do të marrin vendim që zgjedhjet lokale të mos organizohen në Kosovë, sepse me këtë i tërë procesi zgjedhor në Kosovë do të bëhej i diskutueshëm.
Shtetet e Kuintit , sipas gazetës serbe, po bëjnë përpjekje që gjatë zgjedhjeve të pritshme asnjëra pale (as Beogradi, as Prishtina) të mos jenë humbës.

Sipas skenarit aktual, zgjedhjet parlamentare do të mund të organizoheshin dhe ato do ti mbikëqyrte personeli i OSBE-së.

Brukseli dhe SHBA praktikisht nuk përkrahin kurrfarë zgjedhjesh të organizuara nga Beogradi në Kosovë, mirëpo nuk do të lejojnë që Qeveria e Kosovës të jetë represive  nëse organizohen vetëm zgjedhjet parlamentare, shkruan Blic. / Koha.net

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›