E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vriten me kallashnikov dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vrarë mbrëmjen e së shtunës në Itali. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Vigevano Pavia, ku 35-vjeçar dhe një 36-vjeçar me origjinë shqiptare janë vrarë, ndërsa një i tretë, kombësia e të cilit nuk bëhet e ditur, është plagosur.

Policia italiane bën të ditur se ekzekutimi është bërë me kallashnikov, çka ngre dyshime për larje hesapesh mes bandash rivale shqiptare.

Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›