E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhja Demokratike e Gruas lobim per garantimin e kuotes

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi deklaroi se angazhimi i grave dhe vajzave demokrate në politikë përbën garanci për rikonfirmimin e fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Deputetja Vokshi deklaroi gjithashtu se vetëm në qeverisjen e demokratëve është rritur përkujdesja ndaj politikave gjinore duke ofruar mundësi të barabarta për gratë dhe vajzat. Ajo tha se se Lidhja Demokratike e Gruas po lobon në parlament për të garantuar në kodin zgjedhor respektimin e kuotës gjinore. Deklaratat e Vokshit u benë gjatë Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Gruas , dega Devoll nga ku zgjodhën strukturat drejtuese të këtij forumi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›