E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla: Do vijojmë protestën, deri në plotësimin e kërkesave

Kryetari i Sindikatës, Kol Nikolla në një intervistë dhënë për “Ora News”, ka deklaruar se minatorët nuk do të largohen nga ambientet ku ndodhen, nëse kërkesat e tyre nuk realizohen.

Minatorët presin të zhvillojnë një takim me ministrin e METE. “Pasi të ezaurojmë të gjitha takimet, 30 minatorë që plotësojnë kushtet shëndetësore, do të futen në grevë urie. Do të vijojmë të qëndrojmë përpara kryeministrisë, derisa kërkesat tona të plotësohen. Ka dy mendime, për të zhvilluar grevën në Bulqizë, ose në ambientet para kryeministrisë”, u shpreh ai.

Më herët, minatorët e Bulqizës kanë parashtruar kërkesat e tyre, gjatë protestës së zhvilluar para ambienteve të METE. Ata janë mbështetur sot nga minatorët e Mirditës, si dhe metalurgët e Elbasanit, të cilët kanë qenë gjithashtu të pranishëm në protestë. Kreu i Sindikatës gjatë fjalës së tij, Kol Nikolla ka hedhur akuza të rënda drejt ministrit të METE.

Gjatë fjalës së tij ai ka vënë në dukje kërkesat e minatorëve, si rritja e pagës, përmirësimi i kushteve të punës dhe ulja e moshës së pensionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›